Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sonte në Alsat deklsroi se është i hapur për baskëpunim me Lëvizjes BESA dhe Alternstivën
“Nuk kam preferenca, në lidhje me subjektet politike.

Ne kemi qenë në koalicion në 2016-tën, edhe duke e ditur forcën politike të atyre dy partive politike. Ne gjithmonë jemi të hapur për unitet. Momenti në të cilën ndodhet Aleanca për Shqiptarët, është e vetëdijshme për të sjellë ndryshimin dhe demokracinë, në këtë vend që jeton në monizëm. Për këtë qëllim, është thirrja që e shohim nga qytetarët. Jemi të gatshëm për koalicionim. Nuk kam pasur rezerva për koalicionim me Lëvizjen Besa. Inatet personale nuk kanë asnjë vlerë, për shkak se nga inatet personale mund të na ikin ende më tepër qytetarët. Pushteti po politizon gjithçka. Ne punojmë për ndryshimin. Nuk kam pas akoma negociata për zgjedhje, qoftë me Lëvizjen BESA qoftë me Alterantivën. Ju bëj thirje publike: Aleanca për Shqiptarët është e hapur për koalicion me të dyja bashk”, deklaroi ai.(INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All