Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri, ka adresuar kritika ndaj ministrave të BDI-së, të cilët, sipas tij, po mundohen t’i përvetësojnë të arriturat e Qeverisë.
Ai ka thënë se të gjitha meritat për ndryshimet positive në vend janë të Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Zaev, pasi BDI-ja ishte në pushtet edhe me Gruevskin dhe s’mund të bënte asgjë.


“Ajo që më iriton është kur tentojnë disa përfaqësues të qeverisë edhe pse janë partner të koalicionit të lavdërohen se janë të arriturat e tyre këto gjëra që i ka bërë Qeveria. Ato janë pjesë e programit qeveritar dhe qeveria është ajo më meritorja për të gjithë këto të arritura që i kemi deri më sot dhe për atë shkak reagoj me fakte. Nëse flasim për rritjen e rrogave me të cilat dolën të lavdërohen ministrant e BDI-së, unë reagove se ata kanë drejtuar atë ministri edhe në kohën e VMRO-DPMNE-së dhe nuk kanë qenë të aftë të zgjidhin atë çështje për riemërtimin e tre shkollave në Çair e jo më të bëjnë këtë punë që e bëri Qeveria e udhëhequr nga Zoran Zaev”, deklaroi Zekiri.

Flash Lajme

Më të lexuarat