Është vjetëruar lënda gjyqësore e ngritur ndaj ish-kryeministrit Vllado Buçkovski dhe tre personave të tjerë që ishin pjesë e rastit korruptiv “Pjesët e tankseve”. Zvarritja e rastit nëpër labirinthet gjyqësore nga viti 2007 ka bërë që kjo lëndë të pushojë me arsyetimin se është vjetëruar, përcjell INA.

Gjykata duhet të sjellë vendim për lirimin nga të gjitha akuza, pagesën e harxhimeve të avokatëve të Buçkovskit dhe të tjerëve.

Rasti daton nga viti 2001, kur Buçkovski si ministër i mbrojtjes bashkë me shefin e shtabit të përgjithshëm të ARM-së, Metodi Stamboliski, përfshirë edhe persona tjerë kishin porositur pjesë rezerve për tankset “T55”. Porositë ishin bërë nga kompania MZT FOP. Ky veprim i tyre ishte cilësuar si joreal dhe i dëmshëm, pasi që ishte shkaktuar dëm në buxhet prej 2,5 milionë euro, pasi që aq ishte tenderi. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All