Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, thotë se zbatimi i vettingut ka qenë i planifikuar që me ardhjen e tij në pushtet, por nuk ka filluar për shkak të rekomandimeve nga Bashkimi Evropian.

Në një intervistë për A2CNN Shqipëri, Zaev ka deklaruar se një gjë e tillë nuk i është mundësuar pasi Evropa priste rezultatet e vettingut në Shqipëri. “Unë e pata premtuar në zgjedhje, jo vetting, por atë që e cilësoj si njohje të së drejtës për rizgjedhje të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ishte pjesë e programit. Por, kur mora detyrën, BE-ja nuk dha mundësi të nisja procesin. Pse? Sepse ndoshta duhej të ndiqnin si po shkonte në Shqipëri, si do të mbyllej atje. Ata na thanë se nuk keni njerëz, nuk keni si të plotësoni vendet që do të mbeten bosh”, tha Zoran Zaev, kryeministër. Ai theksoi se nevojën e vettingut po e imponon sjellja e disa gjykatësve dhe prokurorëve. “Duhet të ketë përgjegjësi personale, jo kolektive. Dakord, ne bëmë një seri reformash. Por sjellja e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk ndryshoi siç duhet. Prandaj ne tani flasim për vetting të drejtësisë, politikanëve, drejtuesve të institucioneve. Pse sepse është një proces i mirë ai i rifreskimit dhe transformimit të të gjithë vendimmarrësv”, u shpreh Zoran Zaev, kryeministër. Paraprakisht Zaev nuk kishte treguar se vettingu nuk është zbatuar me kërkesë të BE-së, por kishte pohuar se BE-ja kërkon si fillim që vettingu të paramendohet dhe më pastaj të vihet në funksion.

Flash Lajme

Më të lexuarat