Shteti premtoi ndërtimin e shkollës fillore në Idrizovë, por procesi i sigurimit të dokumentacionit po zvarritet. Komuna e Gazi Babës ende nuk e ka dorëzuar dokumentacionin për projektin e shkollës.

Se nuk janë dorëzuar dokumentet e konfirmon vet Ministri i arsimit Arbër Ademi, i cili madje thotë se shkolla nuk mund të ndërtohet në një periudhë aq të shpejt, siç ishte premtuar. TV21 kërkoi përgjigje nga Komuna e Gazi Babës, por askush nga komuna e as kryetari Boris Georgievski nuk gjetën kohë që të përgjigjen. Nga ana tjetër prindërit si duket kanë humbur shpresat për ndërtimin e shkollës. Rizvan Seferi, i revoltuar thotë se premtimi paska qenë i rrejshëm. Bajram Bejta nga këshilli i prindërve posedon një marrëveshje në të cilën është nënshkruar Kryetari i Komunës, Boris Georgievski dhe anëtarët e Këshillit të prindërve. Sipas kësaj marrëveshje Komuna e Gazi Babës duhet deri me datë 31 nëntor t’i dorëzoj dokumentet e nevojshme në Ministrin e Arsimit. Ndryshe pasi 11 nxënësit kishin ngelur dy muaj pa mësim ata më në fund kanë nisur të shkojnë në shkollë. Nëntë prej tyre shkojnë në SHF “Koço Racin” në Ognjancë me transport të organizuar nga Komuna e Gazi Babës, ndërsa dy të tjetër shkojnë në një shkollë të Çairit./Tv21

Flash Lajme

Më të lexuarat