Zëvëndës ministrja e Financave, Shirete Elezi në paraqitjen e saj në edicionin e sotëm të emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, theksoi se propozim-buxheti për vitin 2020 ka për qëllim forcimin e kapitalin njerëzor.

Elezi thekson se si bazë për këtë vendim janë marrë treguesit e Bankës Botërore, ku sipas saj thuhet se indeksi i shfrytëzimit të kapitalit njerëzorë në vend është shumë i ulët. “Propozim-buxheti si strukturë në fokus ka forcimin e kapitalit njerëzorë, bazuar në treguesit e Bankës Botërorë, të cilët thonë se indeksi i shfrytëzimit të potencialit njerëzorë në RMV është shumë i ulët, vetëm 53%, në krahasim me treguesit në BE-së, ku është 75% ndërsa në vendet e rejonit 65%, kështu që këtu kemi hapësirë për përmirësim, dhe këto janë bazat kryesore në të cilat do të përqendrohemi”-tha Elezi.

Flash Lajme

Më të lexuarat