Nga mesnata në Maqedoninë e Veriut hyjnë në fuqi çmimet e reja të derivateve të naftës. Vendimi është sjellë sot nga ana e Komisionit Rregullator për Energjetik, që ka publikuar çmimet e reja të derivateve, me ç’rast dizeli shtrenjtohet për gjysmë denari, ndërsa nuk ka ndryshuar çmimi i benzinës.


Një litër EUROSUPER BS-95 do të shitet për 68.50 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 70.50 denarë.Dizeli shtrenjtohet për gjysmë denarë dhe një litër do të shitet për 61.50 denarë. Çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri shtrenjtohet për gjysmë denarë dhe do të kushtojë 50.50 denarë. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat