Komuna e Strugës edhe më tej nuk tregon se sa ndërtime pa leje gjithsej ka në territorin e saj megjithëse afati i fundit ishte këtë tetor. Autoritetet lokale duhej të përgatitnin regjistrim të detajuar për vërtetimin e numrit të përgjithshëm të të gjitha ndërtimeve pa leje.

Edmond Ademi i cili udhëheq komisionin e UNESCO-s tha për Alsat se kreu i Strugës Ramiz Merko nuk i ka respektuar afatet të cilat i kanë dakorduar bashkërisht, sipas rekomandimeve të Qeverisë. “Refuzimi i dhënies së inventarit të ndërtimeve pa leje, që janë në kompetencë të tij, në opinion lë përshtypje se diçka fshihet. A është kjo kështu, nuk e di, për këtë duhet ta pyesni kryetarin Ramiz Merko. Me rëndësi është që Merko, si kryetar komune, patjetër duhet ta kryejë obligimin që e ka edhe ndaj institucioneve, por para se gjithash ndaj qytetarëve që e kanë zgjedhur për kryetar. Qytetarët presin zgjidhjen e ndërtimeve pa leje që e rrezikojnë Liqenin e Ohrit, edhe prandaj Qeveria do të jetë e pakompromis në këtë drejtim- tha Edmond Ademi – kryetar i komisionit të përgjithshëm të UNECO-s. Merko, në disa raste ka pohuar se në zonën e mbrojtur të Liqenit të Ohrit në Strugë nuk ka ndërtime pa leje. Sipas sektorit joqeveritar, qëndrimi i tillë i Merkos nuk është serioz./Alsat-M

Flash Lajme

Më të lexuarat