Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski mbrëmë në takimin me qytetarët e Gjorce Petrovit theksoi se Qeverisë aktuale i kanë mbetur edhe pak muaj. “Edhe katër muaj fundi i kësaj Qeverie, dhe 29 ditë për Zaevin si kryeministër.

”, theksoi Mickoski. Sipas tij, Zaevi është pengesa kryesore për drejtësinë në Maqedoni. Ai tha se kryeministri po heshtë për propozimet e opozitës për të mos pasur amnisti për politikanët dhe për propozimin që personat e amnistuar të mos merren me politikë. Mickoski theksoi se Zaev është i frikësuar dhe se nuk dëshiron që të miratojë Protokollin për anëtarësim në NATO, që të mund më pas të shfrytëzoj këtë si mundësi për shtyrjen e zgjedhjeve. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat