Edhe komuna Qendër në SHkup do të përkujdeset për të ndihmuar shtetin shqiptar pas tërmetit që përfshiu zonën e bregdetit të Adriatikut. Këshilli i kësaj komune në seancën e ardhshme do të marrë vendimi për ndarjen e ndihmës financiare në vlerë prej 800 mijë denarëve apo rreth 14 mijë euro.

Nga kjo komuna theksojnë se mjetet që pritet të ndahen janë nga rezerva e vazhdueshme e Buxhetit të Komunës Qendër, për vitin 2019. Të njëjta pritet të lëshohen në llogari të posaçme të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të prekurit e tërmetit në Shqipëri.(INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All