Televizioni 7 nga sot ka filluar që të transmetohet edhe në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. T7 mund ta gjeni në platformën e Telekom-it në numër 172, e cila mbulon mbi 35% të territorit të Maqedonisë, si dhe në rrjetin kabllor “Signal Net” në numër 16, e cila mbulon pjesën dërmuese të Komunës së Kumanovës dhe Komunës së Likovës.

Emisionet, lajmet dhe gjithë programin e T7, përveç se në rrjetet sociale, tani shqiptarët e Maqedonisë do të keni mundësi ta ndjekin edhe përmes frekuencave televizive. Së shpejti T7 do të fillojë të transmetohet në të gjithë platformat digjitale të Maqedonisë së Veriut.

Flash Lajme

Më të lexuarat