Bekim Tateshi
Gjashtë njësi zgjedhore është modeli më i keq i mundur që mund të aplikoheshte në shtet kaq të komplikuar si Maqedonia e Veriut. Për tu bër deputet dikujt i duhen më pak e dikujt më shumë vota e te grupi i dytë janë shqiptarët.

Me këtë model shqiptarët kanë humbur çdoherë në favor të “fitoreve” të BDI-së. Kjo është e qartë dhe nuk duhet shumë inteligjencë për ta kuptuar.
Tentimi shizofren i BDI-së që të gjithë ta votojnë BDI-në me premtimin vrasës se do t’ju sigurojmë rrogë duke ndejtur në shtëpi dhe politikat e gabuara nga njerëz të cilët jo që nuk lejojnë demokratizimin e shoqërisë shqiptare por as demokratizimin e vet BDI-së, ndikuan që si bumerang t’u kthehet rezultati më i dobët i mundur zgjedhor ne vitin 2016 i cili vazhdoi edhe në zgjedhjet lokale, poashtu i maskuar në zgjedhjet presidenciale dhe ai që do vij në 12 Prill të 2020, pra në kështu raste gravitacioni është i pamërshishëm dhe të shtrin për toke.
Matematika dhe statistika janë shkenca ekzakte dhe prezentojnë fakte dhe të vërteta e jo lotë krokodili apo cinizëm të njerërzve që kanë marë nota me hatër dhe nënçmojnë inteligjencën e popullit dhe të atyre që ja kanë dhën votën.
Populli e ka kuptuar këtë lojë, rrezikun dhe kurthin e saj: mbijetesa në politikë dhe ikje nga përgjegjësia juridike.
Modeli me një njësi zgjedhore dhe me lista të hapura është ndoshta modeli më ideal, për të gjithë pra edhe për shqiptarët, se çdo votë do ketë peshën e vet dhe do ndikonte në përbërje më kualitative të parlamentit dhe përfaqësim më adekuat, por me rrezik që shqiptarë mos kenë mundësi për vëzhgim adekuat në viset etnikisht të pastërta në pjesën lindore të shtetit dhe rreziku i dytë, do kishim deputet dominant nga qytetet e mëdhaja ku zgjidhje do ishte parlamenti dydhomësh.
Në anën tjetër është e udhës të analizohen edhe prorpozimi i të madhit, Arben Xhaferrit: tre njësi, një me votues dominant shqiptar, një me maqedonas dhe qyteti i Shkupit si dhe propozimi i fundit i Aleancës për Shqiptarët, 8 njësi zgjedhore me lista të hapura që do ishte adekuate për regjionalizimin dhe decentralizimin e shtetit duke formuar prefektura që do kishte impakt në zhvillimin e barabartë dhe zbutjen e emigrimit të brendshëm, për të cilën nuk flet kërkush.
Për fund apeloj, nëse nuk gjindet gjuhë të përbashkët për numrin e njësive zgjedhore atëherë le të jenë listat e hapura dhe të bëjmë një hap drejt demokratizimit të shtetit i robëruar nga demokratura.

Flash Lajme

Më të lexuarat