Ministri i brendshëm teknik, Nase Çulev ka kërkuar që ti kthehet një makinë zyrtare e MPB-së që po shfrytëzohet nga presidenti i vendit Stevo Pendarovski.

Ministri Çulev me një urdhër të tij ka kërkuar që ti kthehen MPB-së mbi 35 makina që janë huazuar për shfryëzim nga disa institucione, njofton A1on.

Nga kabineti i presidentit Pendarovski thanë se nuk dijnë motivet për një kërkesë të tillë. “Jemi të informuar se ka një shkresë brenda MPB-së me të cilën kërkohet kthimi i një makine të cilën e shfrytëzon Presidenti. Nuk e dimë motivin për këtë shkresë, por e bëjmë me dije se siguria e presidentit është përgjegjësi e MPB-së, thonë nga kabineti i presidentit Pendarovski. Ndryshe “A1on” dje publikoi që Çulev , me telegram, ka kërkuar nga shërbimet e MPB-së t’i marrin makinat që janë dhënë për t’u shfrytëzuar nga sigurimi i kryeministrit Oliver Spasovski dhe zëvendës-ministres së MPB-së, Sllavjanka Petrovska. Në telegramin të cilin Çulev e ka dërguar dje në ora 16 ka kërkuar që, deri në ora 20, në MPB të kthehen 35 automjete.(INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat