Sfidat lidhur me integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në prag të Samitit të BE-së në mars, në drejtim të hapjes eventuale të negociatave me BE-në para Samitit të majit kushtuar Ballkanit Perëndimor, ishin tema qendrore e takimit të zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani me ambasadoren e sapoemëruar të Portugalisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Beograd, Marija Virzhinja Mendes da Silva Pina.


Osmani, siç qëndron në kumtesën e SÇE-së, duke e uruar ambasadores, shprehu shpresën se përvoja diplomatike por edhe angazhimi personal do te jep kontribut të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Ne jemi të gatshëm për hapjen e negociatave, shpresoj se Bashkimi Evropian do të krijojë kushte të nevojshme për vazhdimin e procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksoi Osmani, duke potencuar në sinjalet pozitive të cilët vijnë nga Komisioni Evropian dhe nga vendet- anëtare lidhur me metodologjinë për zgjerim.
Osmani iu falënderua për mbështetjen e deritanishme nga ana e Portugalisë të cilët qartë u shprehën përmes ratifikimit të Protokollit të NATO-s, si dhe në mbështetjen e vendit në Samitet e ardhshme.
Në fund të takimit, bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga marrëdhëniet e ndërsjella miqësore dhe shprehën gatishmëri për forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All