Një aksident i rëndë ka ndodhur dje pasdite në SHkup. Policia tha se aksidenti ndodhi në bulevardin “Nikolla Karev”, kur janë përplasur dy makina dhe një autobus urban. Sipas raportit policor, në aksident u përfshinë një makinë e tipit “Audi” me targa të Bullgarisë, makina “Peugeot” ma targa të Shkupit dhe autobusi i Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik.

Në aksidentin janë lënduar tre persona nga makina “audi” dhe dy në makinën “pezho”, të cilët janë transportuar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”. Në vendin e ngjarjes hetim kanë bërë ekip i SBP Shkup.

Flash Lajme

Më të lexuarat