Në adresë të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) deri tani janë dorëzuar gjashtë lista kandidatësh nga grupime qytetarësh. Bëhet fjalë për kandidatë të pavarur për deputetë që do të konkurrojnë në zgjedhjet e 12 prillit.

Siç mëson INA, gjashtë lista të pavarura me kandidatë janë dorëzuar në njësitë rajonale të KSHZ-së. Kandidatët e pavarur deri më 6 mars duhet të grumbullojnë nga 5 mijë nënshkrime në një njësi zgjedhore për të fituar të drejtën e konkurrimit. Ndërsa partitë duhet që listat me deputetë ti dorëzojnë deri më 12 mars, përcjell INA.
Emilija Geleva është kandidate e pavarur për deputete e cila me listën e saj do të konkurrojë në njësinë e parë zgjedhore, gjegjësisht në rajonin e Shkupit. Në njësinë e dytë zgjedhore ka konkurruar kandidati i pavarur Igor Cvetkovski, i cili po vijon grumbullimin e nënshkrimeve. Në Njësinë e tretë është Zoran Mijalkov, në njësinë e pestë Goran Taskovski, në njësinë e katërt Petar Kotevski dhe në njësinë e gjashtë Ismail Bojda. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat