Në emisionin DPT te Fidani në kanalin T7 Menduh Thaçi mes tjerash foli edhe për gjendjen ekonomike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Më poshtë gjeni pjesë nga fjala e tij dhe linkun e videos:

Kjo më e rënda që na ndodhi para 3 viteve, një sasi e konsiderueshme, jo shumë e madhe, por e konsiderueshme e shqiptarëve për herë të parë ndoshta në mënyrë më masovike, masive, votuan për një parti maqedonase në vitin 2016, dhe unë bisedoj tash çdo ditë me shqiptarët që kanë votuar për atë parti, pak më shumë me ata, se sa me ata që kanë votuar për partinë time dhe e shoh se ata këtë nuk e kanë bërë prej inatit, por janë 17 vite pushtet të Ali Ahmetit që nuk ka pasur asnjë zhvillim. Ka pasur vetëm retorikë, folklor, romantikë, gjuha, flamuri kurse idarja e shqiptarëve është shkatërruar tërësisht. Po nisi, po të më lejosh me një fakt që e pranojnë gjeneratat e vjetra edhe ju nuk jeni bash gjeneratë e re, besoj ju kujtohet edhe juve se ne shqiptarët e Maqedonisë kemi qenë të njohur në Ballkan si më të fortit financiarisht, më të fuqishëm se shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri, dhe sot jemi në fund të pusit, jemi në gjendje shumë të rëndë, dhe vërtetë kemi ardhur, në kohën e vitit 2016 në zgjedhjet e kaluara u krijua një opinion i tillë që, kjo politika, çështja kombëtare, flamuri, gjuha, këto vërtetë nuk kanë vlerë aspak nëse idarja e popullit shkatërrohet te ai popull që përfaqësohet.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All