Ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi së bashku me Zv/mnistrin e shëndetësisë, Armend Arsllani në nje pres konferencë kane apeluar që të respektohen të gjitha rekomandimet për mbrojtje nga virusi Korona.

Me këtë rast Ademi tha : Më lejoni që në konferencën e sotme pwr shtyp të theksoj se gjatë ditës
së mbrëmshme edhe sot në mëngjes Komisioni për Çështje Arsimore por edhe
Komisioni për Çështje Shëndetësore ka mbajtur mbledhjet e tyre në
vazhdën e mbledhjeve konform situatës aktuale që ka të bëjë me virusin
Korona dhe si parti politike mbështesim fuqimisht të gjitha rekomandimet
të cilat rrjedhin, të cilat janë të miratuara nga Qeveria e Republika e
Maqedonisë së Veriut, nga ministria e Shëndetësisë, ministria e Arsimit
dhe Shkencës, nga Instituti për Shëndet publik dhe nga Organizata
Botërore e Shëndetësisë.
Pra ju siç e dini gjatë këtyre ditëve kemi zhvillime të reja konfrom
situatës aktuale dhe se sigurisht kërkojmë nga qytetarët edhe nga kjo
pres konferencë kërkojmë edhe nga institucionet tjera përkatëse dhe
kompetente në kuadër të detyrimeve të tyre ligjore ti zbatojnë me
përpikmëri të gjitha këto rekomandime që kanë të bëjnë me mbrojtjen e
shëndetit publik të qytetarëve tanë dhe se sigurisht presim se qytetarët
me përpikmëri të zbatojnë këto rekomandime ndërsa BDI duke qenë
pjesëmarrëse në Qeveri, në institucionet e tjera do të përkujdeset që të
njëjtat ti zbatojë me përpikmëri. Më lejoni të theksoj dhe shpreh
faleminderit për mediat të cilat po përcjellin situatën, të cilët po i
ndajnë me opinion të gjitha zhvillimet e fundit të cilat shkojnë në
drejtim të ngritjes të vet dijës së qytetarëve, të cilat shkojnë në
interes të zbatimit konsekuent të këtyre rekomandimeve dhe se nuk ka
hapësirë për panik por megjithatë të gjitha këto hapa, zhvillime ,
rekomandime po ndërmeren me qëllim që të shmangen rreziqet plotësuese në
drejtim të shtrirjes të virusit Korona.
Pra, siç e dini nga dita e sotshme të gjitha shkollat fillore dhe të
mesmë, përfshirë edhe çerdhet dhe institucionet parashkollore janë të
mbyllura, nuk do të kenë mësim, ndërsa të gjithë punonjësit në
institucionet arsimore janë të liruar nga detyrimet e tyre të punës. Po
ashtu më lejoni të theksoj se edhe në institucionet e arsimit të lartë
është ndërprerë mësimi, ndërsa personeli administrativ konform
konkluzioneve të fundit Qeverisë do të paraqiten në punë, ndërsa stafi
akademik do të jetë në dispozicion të institucionit, të qytetarëve, të
studentëve, për çështjet rrjedhëse të cilat nuk kanë të bëjnë
drejtpërdrejt me mbajtjen e mësimit, por janë në funksion të vetë
funksionimit të atyre institucioneve, do të jenë të disponueshëm për ato
çështje të cilat lidhen me afat.
Po ashtu është dhënë udhëzim për arsye se gjatë ditë së djeshme, më
konkretisht gjatë mbrëmjes është dërguar shkresë drejtuar gjitha
shkollave fillore, të mesme, institucioneve të arsimit të lartë,
instituteve shkencore publike në vend, me çka të njëjtat institucione
janë njoftuar me rekomandimet dhe janë dhënë qartë udhëzime se si të
implementohen të njëjtat, po ashtu është dhënë udhëzim për ndërprerjen e
ndjekjes së të gjitha aktiviteteve shkollore dhe private që nxënësit i
zhvillojnë jashtë procesit arsimor, edukativo-arsimor, aktivitete
edukativo-arsimore, kurset, orët shtesë, trajnimet sportive dhe ngjashëm
14 ditët e ardhshme.
Po ashtu, theksohet se lirohen nga puna personat të cilët janë me
sëmundje kronike, gratë shtatzëna, dhe prindërit që kanë fëmijë deri në
moshën 10 vjeçare të cilët duhet qëndrojnë në shtëpi për shkak të
ndërprerjes së përkohshme të procesit edukativo arsimor në shkollat
fillore dhe të mesme dhe në vet kopshte.
Gjithashtu, njoftojmë opinionin se MASH në përputhje me organet tjera,
me institucionet tjera kompetente siç është Byroja për Zhvillimin e
Arsimit dhe Qendra për Arsim Profesional dhe Trajnim, do të hartojë plan
për organizimin e procesit edukativo-arsimor, për kompensimin e ditëve
mësimore, e këtyre 14 ditëve të cilat janë caktuar si ditë e ndërprerjes
së procesit edukativo-arsimor, dhe se këtu nuk duhet të ketë kur farë
shqetësimi dhe se në përputhje me dispozitat ligjore do të kompensohen
ditët e humbura. Gjithashtu mbeten në fuqi edhe ato rekomandime dhe
udhëzime të cilat u dhanë para disa ditëve më konkretisht para 10 ditëve
me cka shtyhen dhe prolongohen në afat të pacaktuar udhëtimet dhe
ekskurzionet e planifikuara të nxënësve dhe studentëve ndaj edhe
rekomandohet shmangia e udhëtimeve private në vendet e rajoneve me
rrezik që i ka nënvizuar OBSH. Sigurisht se gjatë këtyre 14 ditëve
institucionet arsimore në përputhje me rekomandimet të cilat ja kanë
dhënë institucionet përkatëse kompetente duhet ta ngrisin në nivel edhe
më të lartë higjienen në vet institucionet, përfshirë këtu edhe
dezinfektimin e institucioneve arsimore posaçërisht të shkollave fillore
dhe të mesme, duke pas parasysh se rrethanat e tanishme e lehtësojnë një
procës të tillë që ka të bëjë me dezinfektimin e institucioneve.
Përfitoj nga rasti që ti bëj thirrje që të ndiqen të gjitha rekomandimet
dhe udhëzimet e deritanishme por edhe të respektohen edhe udhëzimet dhe
rekomandimet e reja eventuale që do të jepen OBSH, Ministria e
Shëndetësisë, Instituti për Shëndet Publik, dhe Qeveria e RMV-së, vetëm
në këtë mënyrë do të kenë efekt dhe ne do të japim kontributin tonë në
luftën globale kundër përhapjes të virusit Korona.

Flash Lajme

Më të lexuarat