Dy nga 12 personat e testuar për korona virus kanë rezultuar pozitiv, duke bërë që numri i të prekurve në vendin tonë të arrijë në 9 . Dy personat na fjalë janë fqinjët e çiftit nga Dibra që pak ditë më parë rezultuan të prekur nga ky virus.

Ndërsa sa u takon 10 personave të tjerë që gjithashtu u testuan, por rezultuan negativ, të njëjtët do të mbesin në izolim shtëpiak.

Nga gjithë të testuarit gjatë ditës së sotme, dy prej tyre kanë rezultuar pozitiv, pra të prekur nga koronavirusin. Ata janë dy persona nga Dibra, të cilët kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me tre të prekurit tashmë me korona virusin. Kanë qenë fqinj. Të gjithë të afërmit e tyre që jetojnë në një shtëpi me ata janë negativ, por do të vazhdojnë të qëndrojnë në izolim dhe mjekim shtëpiak- deklaroi Venko Filipçe- ministër i Shëndetësisë. Ai tha se shtatë të prekurit tjerë me korona virusin janë në gjendje të qëndrueshme. Rezultatet e analizave të pacientes së parë të prekur nga virusi Korona tashmë janë negative dhe së shpejti e njëjta do të lëshohet për kurim shtëpiak. Filipçe kërkoi nga qytetarët të respektojnë rekomandimet ndërsa paralajmëroi edhe masa shtesë si mbrojtje nga korona virusi.

Flash Lajme

Më të lexuarat