Policia po merr masa për respektimin e masave që parasheh gjendja e jashtëzakonshme. Burime policore kanë thënë për Telma se në Saraj dhe Haraçinë kanë vërejtur raste ku kafene pranojnë mushterinj, mbyllin dyert dhe fikin dritat.

Këto burime kanë thënë se policët janë të detyruar të kontrollojnë lokalet edhe me bateri ndriçuese. Disa janë zbuluar dhe janë ngritur padi. Padisiplinë më e madhe nëpër lokale po vërehet në Çair dhe Tetovë, kurse padisiplinë më e madhe e personave që nuk e respektojnë vetëizolimin është vërejtur në Strumicë, ku dje janë shënuar 13-14 raste.
Numri i të infektuarve po rritet, kurse qytetarët në Maqedoni nuk po ruhen edhe aq nga Koronavirusi, shkruan gazeta Lajm.
Në mesditë, Parku i Qytetit në Shkup kishte mjaft qytetar, e as këndet e lojërave për fëmijë nuk ishin bosh.
Plot njerëz kishte edhe në Bit Pazar, kurse numër jo i vogël edhe në Çarshinë e Shkupit.

Flash Lajme

Më të lexuarat