Lideri i LSDM-së Zoran Zaev deri të qeveria propozon një pako me 15 masa konkrete ekonomike. Ai tha se Pasojat ekonomike nga Virusi Korona do të jenë të mëdha jo vetëm në vendin tonë por në gjithë Botën.

Sipas tij sfida e qytetarëve dhe kompanive ndaj kësaj gjendje do të jetë tejet vështirë, andaj tha se këto masa i kushtohen qytetarëve, me çka garantohen harxhimet elementare. Ja çfarë masa propozon Zaev:

1.Rroga minimale për prill dhe maj, të sigurohet nga shteti, për çdo të punësuar në kompanitë private të prekura nga kriza
2. Rroga mujore (kompensim në para) edhe për qytetarët që janë larguar nga puna për shkak të krizës, në lartësi prej 50% nga rroga mesatare e të punësuarit
3.Të gjithë funksionarë dhe udhëheqës do të marrin rrogë minimale
4.Të gjithë të punësuar në sektorin publik do të marrin rrogë minimale
5.Kryetarët dhe anëtarët e këshillave komunale, të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse në institucionet publike do të punojnë pa kompensim
6. Nga 7 mijë denarë për amvisëritë për persona pa angazhim pune ose persona që ishin pjesë e ekonomisë joformale
7.Ndalet ligji për përmbaruesit deri në fund të qershorit
8.Shtyhen kreditet
9.Shfrytëzuesit e banesave sociale lirohen nga pagesa e qirasë
10. Kredi shtesë pa normë interesi për kompanitë me 6 milionë euro
11. 50 milionë euro të reja kredi të lira përmes bankave komerciale
12. Me dispozitë ligjore do të ndalohet që kompanitë të shkojnë në falimentim gjatë krizës.
13. Ndihmë për punonjësit mediatik dhe shtëpitë mediatike
Për të gjitha veprimtaritë informative, shtëpitë mediatike, qeveria do të sigurojë ndihmë, nga një rrogë minimale në vlerë prej 14. 500 denarëve për muajt prill dhe maj.
14. Ndihmë për sportistët dhe artistët
Për të gjithë punonjësit sportiv dhe të punësuarit në organizatat e sportit, qeveria do të sigurojë rrogë minimale nga 14.500 denarë për prill dhe maj.
15. Mundësi më e madhe për pensionistët, personat me nevoja të veçanta dhe gratë shtatzëna.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All