Mjete për mbrojtje ka mjaft. Kishim sasi të mjaftueshme edhe të maskave dhe të dorëzave, si dhe të pajisjes mbrojtëse, dhe i kemi edhe tani. Është fakt se ato maska, ajo pajisje mbrojtëse duhet të përdoret sipas rregullave, sipas algoritmeve që ne i kemi tani, informoi sonte kryeministri Oliver Spasovski në intervistë për Televizionin Kanal 5, i pyetur për atë se është shkruar për mungesë të pajisjes mbrojtëse.


“Secili tani publikon në Fejsbuk apo dëshiron të bëjë një farë senzacioni për arsye se në kriza të këtilla nuk ka hapësirë për përfitim. Kur flas për përfitim, flas edhe për ata të cilët dëshirojnë ekonomikisht të përfitojnë dhe ata të cilët dëshirojnë të përfitojnë në pjesën e politikës dhe ata të cilët dëshirojnë të përfitojnë në pjesën e mediumeve. Unë kuptoj se secili sheh diçka të fitojë nga kjo krizë si fitim. Ai që mendon se do të përfitojë në shpinë të shëndetit të qytetarëve nuk ka rezultate, nuk ka sukses”, theksoi Spasovski.
Informoi se presin të marrin mjete shtesë nga ndihma dhe donacionet që janë kërkuar nga ana e Qeverisë dhe se ato do të arrijnë.

Flash Lajme

Më të lexuarat