Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski porositi të gjithë besimtarët përfshi ata të komuniteti ortodoks, mysliman dhe të tjerë se festën e Pashkëve dhe të Ramazanit këtë vit duhet ta kalojmë në shtëpi.

“Të gjitha festat, përfshi këtu Pashkët dhe Ramazanin duhet dhe do ti kalojmë në shtëpi. Këtë vit besimtarët lutjet duhet ti realizojnë prej në shtëpi. Mesazhet e velikdenit për fitore ndaj vdekjes do ti nisim prej në shtëpi, e njëjta do të vlejë edhe për festat e Ramazanit. Nga shtëpia përmes telefonit, përmes internetit secili nga familja e vet jo të mbledhur. Kjo nuk do të na bëjë besimtarë më të dobët, kjo do të na forcojë sepse e dimë se me këtë do të shpëtojmë jetë”, tha Spasovski.

Flash Lajme

Më të lexuarat