Haraçinasit këto ditë po kalojnë situatën e krijuar nga koronavirusi, ku çdo ditë në këtë komunë vazhdon kufizimi i lëvizjes dhe masa tjera restriktive. Në këtë vendbanim që gjendet vetëm 12 km larg Shkupit thonë se nuk ka asnjë rast dhe se më tepër po përhapen rrena dhe panik.

“Ne i dimë masat, i dimë të gjitha masat, por njerëzit duhet të dalin. Të gjithë dalin gjatë asaj kohe për të dalë, për tu furnizuar me produkte. Këtu e di me siguri se nuk ka një virus të tillë në Haraçinë, me siguri askush nuk është raportuar deri më tani”.

Ora policore prej dje fillon nga ora 16 deri në orën 5 në mëngjes të nesërmen. Nga nesër, pas orës katër pasdite, e gjithë Maqedonia do të shkojë në 56 orë izolim. Më poshtë ndiqni kronikën e TV Alsat.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All