Në zonën e Pollogut nga fillimi i pandemisë janë regjistruar pak raste me koronavirus, por sipas Alsat-M ky virus është përhapur në Bogovinë të Tetovës, ku janë infektuar disa veta.

Siç bëhet e ditur dhjetë pacientë kanë dal pozitiv, të cilët janë infektuar nga një mjek familjar. Alsat po ashtu raporton se infektimi është përhapur edhe tek njerëz të tij në klinikë, familjarë dhe pacientë, ashtu që deri tani 156 persona janë në vetizolim. Shtrirja e virusit siç raportohet është edhe në Kamjan dhe rajone të tjera, për shkak të kontakteve të shumëfishta që kanë pasur banorët gjatë kësaj kohe.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe tha kështu se Bogovina është vatra e re e koronavirusit.
“Lidhur me situatën në Tetovë, ne në mëngjes biseduam në Shtab për kërkesat e Komunës së Tetovës. Situata është e tillë që vatra është në një ambulantë të një mjeku amë në Bogovinë. Këtu kemi tre të sëmurë (inicialno zaboleni), janë diagnostikuar edhe 10 persona dhe 156 që janë në izolim. Në këtë pjesë të rajonit të Pollogut, sa u përket intervistave, qasje deri tek pacientët dhe kontaktet e tyre është plotësisht nën kontroll. Por i kemi shqyrtuar kërkesat dhe për të gjitha kërkesat që janë para nesh, këtyre ditëve do të sillet vendim”, deklaroi Filipçe. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat