Ndër tre prioritetet kryesore të VMRO-DPMNE për momentin nuk është mbajtja e zgjedhjeve, tha kreu i partisë opozitare, Hristijan Mickoski i ftuar sonte në emisionin “360 gradë”, në Alsat.

Siç tha ai, shumë prej programeve të planifikuara të partisë së tij do të duhet të rishikohen sepse kur ato u ndërtuan, ekonomia e vendit ishte shumë më e ndryshme nga ajo aktuale.

“Problemi i dytë është se lista e votuesve nuk është e mbyllur plotësisht. Që nga koha kur u bë publike, deri më sot, ka njerëz që kanë fituar të drejtën e votës, kemi njerëz që fatkeqësisht kanë ndërruar jetë. Prandaj është e nevojshme të azhurnohet lista e votuesve dhe kjo do të marrë kohë ”, tha Mickoski.

Flash Lajme

Më të lexuarat