Për shkak masave për mbrojtje nga koronavirusi, shumë dasma janë anuluar. Në pyetjen se si do të zhvillohen ceremonitë e dasmave të cilat janë caktuar për këtë periudhë, kur do të zvogëlohen masat restriktive dhe do të fillojnë të punojnë restorantet, ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe thotë se do të përgatitet protokoll shtesë për këtë.

“Në një moment kur të ndodh edhe kjo. Restorantet do të hapen, ndërsa dasmat dhe ahengjet familjare do të mbahen. Por, do të duhet të ulet numri i të pranishmëve në restorantet. Gjithashtu do të duhet të sigurohet distanca mes mysafirëve”, tha Filipçe, përcjell SHENJA.

Megjithatë tha se në dy javë e ardhshme mbetet të shihet dhe të bisedohet për këtë edhe me përfaqësues të sektorit të cilët do të japin sugjerimi, dhe të njëjtat do të zbatohen në protokolle. Nga ana tjetër, autoritetet në Tiranë deri tani kanë përjashtuar organizimin e dasmave gjatë periudhës së majit, por nuk dihet se si do të jetë gjatë verës.

Flash Lajme

Më të lexuarat