Kompanitë që kanë aplikuar për ndihmë shtetërore për të paguar pagat e punonjësve të hënën do të marrin vesh nëse janë në mesin e atyre që kanë përmbushur kushtet për marrjen e ndihmës shtetërore.

Kjo u bë e ditur nga Sanja Lukarevska, drejtoreshë e Zyrës së të Ardhurave Publike, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat.

Sipas saj, listat do të publikohen në faqen e internetit të Drejtorisë së të Hyrave Publike, përcjell INA.

Ndërkohë në mesnatë skadon afati në të cilin kompanitë mund të dorëzojnë kërkesë deri te Drejtoria e të Ardhurave Publike për masën për pagesë të pagave për muajin prill të këtij viti në vlerë deri 14.500 denarë në muaj për një të punësuar.

Aplikimi për këtë masë qeveritare për mbështetje të kompanive më të prekura nga kriza e shkaktuar nga virusi korona filloi më 1 maj, ndërsa deri më tani kërkesë kanë dorëzuar mbi 19.000 kompani.(INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat