Një autobus i një kompanie private u përfshi nga flakët e zjarrit. Ngjarja ndodhi tek stacioni i autobusëve ndërurban në afërsi të Stacionit hekurudhor në Shkup.

Dy ekipe zjarrfikësish kanë arritur që të shuajnë zjarrin dhe të evitojnë dëme më të mëdha, përcjell INA.

Komandanti i zjarrfikësve Borçe Menkovski theksoi për MIA se autobusi është djegur derisa ka qenë i parkuar në parkingun e autobusëve.

Në kohën kur ka ndodhur zjarri nuk ka pasur udhëtarë. Jozyrtarisht mësohet se problemet me elektrikën kanë çuar deri tek ndezja e flakëve.(INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat