Gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 309 testeve të realizuara në vendin tonë, 20 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Në 24 orët e fundit , janë kryer 309 testime, dhe janë konfirmuar 20 raste të reja me virusin korona:

Shkup – 10
Prilep – 5
Tetovë – 4
Veles – 1

Tre persona ndërruan jetë. Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup ndërroi jetë një pacient 59 vjeçar nga Prilepi, i hospitalizuar me 7 maj.

Në spitalin e Velesit ndërroi jetë një paciente 76-vjeçare nga Velesi, e hospitalizuar me 6 maj dhe një paciente 68-vjeçare nga Tetova ndërroi jetë gjatë rrugës për në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, referuar- drejtuar nga Spitali Klinik në Tetovë.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 24 të shëruar nga Covid-19.

Me statistikat e fundit, në vendin tonë gjithsej me Covid-19 janë diagnostifikuar 1 694 persona prej të cilëve 1 229 janë kuruar, kurse 95 kanë humbur betejën me virusin.

Flash Lajme

Më të lexuarat