Në rrjetet sociale, shumë lehtë mund të gjeni reklama nga kompani të ndryshme për të kryer punimet seminarike, tezave të diplomës, tezave të masterit, dhe madje edhe ata të doktoratës për një shumë të caktuar parash.

Sipas një hulumtimit të fundit, aktiviteti i punimeve të diplomave është përhapur në një nivel biznesi, në të cilin shumë persona, duke e prezantuar veten si “kompani këshilluese” dhe ekspertë të gjithëdijshëm, ofrojnë shërbime akademike në këmbim të shumave të majme parash.

Vlen të ceket se kohë më parë, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), pati zbuluar se janë rreth 40 raste të punësuarish në këtë ministri me diploma të falsifikuara.

Këto persona, sipas ish-ministrit të MPB-së, Oliver Spasovski, kanë mbërritur edhe deri në funksione të rëndësishme në MPB, por pas zbulimit të rasteve – janë shkarkuar dhe kundër tyre është ngritur kallëzime penale.

Spasovski pati njoftuar se kallëzimet penale, janë ngritur edhe deri te universitetet të cilat i kanë dhënë ato diploma.

Gjithashtu, edhe ish ministrja e Arsimit, Renata Deskoska, e cila tani e drejton dikasterin e Drejtësisë, kishte thënë se po përgatitet ligj i ri për arsimin e lartë. Sipas saj, me ligjin e ri për arsim të lartë do të vendosen kritere më të rrepta për akreditim, andaj ajo konsideron se një pjesë e këtyre rasteve do të zgjidhet me këtë ligj, ndërsa me pjesën tjetër do të merret MPB. “Falsifikimet i heton MPB, ne në ligjin për arsim të lartë do të vendosim kritere më të rrepta për akreditim të programeve studimore dhe akreditimin e fakulteteve, kështu që konsiderojmë se në këtë mënyrë do të ndikojë edhe në cilësinë e arsimit sepse çdo program i ri do të duhet të kalojë në kritere më të rrepta. Sa i përket këtyre që veç më janë të akredituar, nuk do të thotë se janë të akredituar përgjithmonë, por janë me afat të caktuar kështu që disa punë do t’i zgjidhë ligji, e disa tjera MPB”, ishte shprehur Deskoska. Por deri më tani nuk është lëvizur asgjë sa i përket ndryshimeve në ligjin për arsimin e lartë.

Ndërkohë, në Fakultetin Ekonomik në Shkup, deri në vitin 2015, studentët mund të kalonin provime të caktuara nëse u paguanin ryshfet prej 1000 eurosh profesorëve ose nëse studentet pranonin marrëdhënie seksuale me njërin prej profesorëve. Ky është konkluzioni i fundit i cili ka rezultuar nga procesi gjyqësor “Erasmus”, ku u zbatua dënuan me burg për ish profesorët Bobek Shuklev, Dragi Janev dhe Slave Ristevski. Por ky nuk është rasti i vetëm i korrupsionit në arsimin e lartë që ka përfunduar në gjykatë. Tjetri është në Fakultetin e Pedagogjisë, ku disa persona nga fakulteti, kryesisht shefi i zyrës për pyetje studentore, falsifikoi dokumente me të cilat punonjësit në MPB, morën diploma mësuesipër fillorist dhe me ata diploma u avancuan si inspektor apo shefa të policisë.Këto skandale vërtetuan dyshimet dhe zërat të cilat ekzistonin në publik për një kohë të gjatë në lidhje me korrupsionin e individëvetë caktuar në universitetet tona.

Ndryshe, në raportin e fundit të Entit shtetëror për revizion, kërkohet që të përmirësohet sistemi për financimin dhe cilësinë e arsimit të lartë. Ata theksojnë se nuk ka mekanizma të mjaftueshëm rregullatorë për të forcuar lidhjen mes arsimit dhe nevojave të tregut të punës. (koha.mk)

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All