Sipas të dhënave jozyrtare të disa mediave në gjuhën maqedonase, edhe sot në Maqedoninë e Veriut pritet të shpallet numri rekord i të infektuarëve me koronavirus.

Portali “Faktor” mëson se numrat e të sëmurëve gjatë 24 orëve të fundit janë thuajse identike me të ditës së djeshme, përcjell INA.

Këto të dhëna dhe paralajmërime vijnë nga Komisioni për sëmundje infektive.

Sipas të dhënave jozyrtare shifrat pritet të jenë nga 150 deri në 200 të infektuar dhe se po pritet verifikimi i plotë i të gjitha rezultateve nga testimet e kryera në vend. Sërish Shkupi është zona më e kapluar nga përhapja e koronavirusit.

Gjatë ditës së djeshme u regjistruan mbi 180 raste, edhe ate mbi 106 raste nga rajoni i Shkupit.
Instituti i Shëndetit Publik deri tani po pret rezultatet e 24 personave, që edhe ata mund të hyjnë në kategorinë e të infektuarëve pozitiv me koronavirus.

Megjithatë ministri i shëndetësisë, Venko Filipce tha se situata është nën kontroll dhe se 90 për qind e rasteve janë nga 15 familje që konsiderohen si vatra të shpërthimit të virusit dhe se sipas tij ato janë nën kontroll.
Ministri shëndetësisë theksoi se nga e hëna sërish nuk do të ketë orë policore dhe se do të rikthehet normaliteti ashtu si ka qenë nga fillimi i kësaj jave. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat