Komuna e Likovës vazhdon të ketë raste me numër të madh të të infektuarëve nga koronavirusi. Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 24 raste të reja me të infektuar nga Kovid-19, ku 22 prej tyre janë nga komuna e Likovës.

“Në rajonin që e mbulon Qendra për shëndet publik Kumanovë, në këtë moment aktivë janë 179 raste, prej të cilave, një në komunën Nagoriçan i vjetër, 31 në Kumanovë, ndërsa 147 në Likovë”, deklaroi drejtori i kësaj qendre, Arif Latifi.

Mesazh për kujdes të madh ka bërë edhe kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi.

“Të nderuar qytetar të Komunës së Likovës, nga Qendra për shëndet publik , na informuan se gjatë 24 orëve të fundit, prej gjithësejt 24 rasteve të reja në regjionin e Kumanovës, 22 janë raste pozitive me virusin korona Covid19 nga Komuna e Likovës. Lusim të gjithë qytetarët që maksimalisht të respektojn rekomandimet/udhëzimet e Ministrisë së shëndetësisë dhe organeve të tjera kompetente. Bëjmë thirrje për një disiplinë të rreptë dhe kujdes ndaj shëndetit tonë dhe të tjerëve rreth nesh”, theksoi Arifi.

Rastet e reja brenda 24 orëve të fundit sipas vendbanimeve: Mateç – 13; Orizare – 4; Likovë – 2; Hotël – 2 dhe Sllupçan – 1.

Sot janë bërë 25 testime përmes “Termini im” dhe teste kontrolluese.(INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat