Ndonëse autoritetet shtetërore paralajmëronin hapje të koordinuar të kufijve me shtetet e rajonit, mbetëm shteti i vetëm në rajon, për të mos thënë në gjithë kontinentin, me kufij të hapur por me masa rigoroze në fuqi, përcjell Alsat-M.

Përderisa personave që hyjnë në shtetet e tjera eventualisht mund t’iu matet temperatura në kufi, për kryeministrin, Oliver Spasovski është akoma e logjikshme që të gjithëve që hyjnë në territorin e vendit tonë t’iu kërkohet test negativ PCR dhe deklaratë për vetë-izolim 14 ditor.

Spasovski megjithatë thotë se së shpejti do të diskutohet për heqjen e këtyre masave.

Logjika është të mos hyjmë në rrezik, e dini se në shtetin tonë sëmundja erdhi nga Italia. Është plotësisht logjike të mos kemi rrezik dhe të bëjmë çmos që ta zvogëlojmë atë rrezik. A mendojmë për heqjen e këtyre masave? Po, mendojmë dhe së shpejti do të flasim edhe për këtë – deklaroi Oliver Spasovski, Kryeministër.

Vendimi i fundit i Qeverisë për hapjen e të gjitha pikave kufitare shkaktoi huti në opinion dhe reagimin e partive opozitare, sipas të cilëve derisa do të vazhdojë të vlejë rregulli “Pa test negativ, në karantinë shtetërore”, nuk ka asnjë dallim nëse kufijtë shtetërorë hapen ose jo. Madje turistët e huaj të cilët tranzitojnë kushtëzohen që për 5 orë ta lëshojnë vendin./Alsat-M

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All