Nga Bilall Kasami/

Pas 20 ditëve fushatë intenzive dhe takime me mijëra qytetarë sonte nis heshtja zgjedhore. Më lejoni që në emrin tim personal, të falënderoj çdo aktivistë, qytetarë, shefa të shtabeve lokal të Lëvizjes BESA, shefin e shtabit qendror dhe ç’do njërin që ka kontribuar në 20 ditëshin e fushatës tonë.

Falenderim i veçantë për të gjithë ju që respektuat rekomandimet e institucioneve shëndetësore, mbajtjen e maskave dhe ruajtjen e distancës sociale, si masa preventive për të parandaluar përhapjen e Covid19.

Koalicioni “MUNDEMI” dhe Lëvizja BESA, kanë zhvilluar një fushatë ndryshe nga subjektet tjera politike, nuk kemi vrapuar të mbledhim njerëz nëpër tubimet tona, sepse nuk kemi dashur në asnjë moment të vendosim në rrezik shëndetin e qytetarëve. Nga sonte në përputhje me ligjin që parasheh, ndalojmë ç’do aktivitet mediatik apo edhe të terrenit.

Gjithashtu, falënderim i veçantë për të gjithë mediat që na kanë ndjekur aktivitetet tona gjatë fushatës. Vlersojmë që në këtë fushatë zgjedhore ne kemi vendosur një sistem të ri, duke u përqendruar më shumë në shpalosjen e programit tonë politik se sa në sharrjet apo përbaltjen e oponentëve politik.

Ju bëj thirrje që me 15 Korrik të dilni në mënyrë masovike në votim, dhe të rrethoni numrin 3️⃣, sepse vota për koalicionin “MUNDEMI” është votë për zhvillim dhe integrim e jo për izolim dhe shkatërrim. Ju apeloj në ditën që do të votoni, respektoni masat, vendosni maska dhe ruani distancën sociale sepse vetëm kështu mbroni shëndetin tuaj dhe shëndetin e njerëzve përreth jush!

Ju faleminderit BESATARË, na prift e mbara!

#FITORE!
#MUNDEMI edhe më #Shumë edhe më #Mirë
#BESA
#Voto numrin 3️⃣

Flash Lajme

Më të lexuarat