MPB njoftoi sot se është ngritur kallëzim penal nga ana e policisë financiare kundër 11 personave fizik dhe 14 juridik për shpërdorim e 2.4 milionë eurove në Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM).

Në mesin e këtij grupi është edhe ish-kryetari i FFM-së, Ilço Gjorgjioski.

Këta persona dyshohen keqpërdorim të detyrës zyrtare, për larje të parave, për mashtrim gjatë punës zyrtare, falsifikim ose shkatërrim të librave afarist.

Sipas njoftimit nga ana e Drejtorisë së Policisë Financiare personat në fjale përfituan pasuri të kundëligshme përmes fatura fiktive për shitje të supozuar të mallrave dhe shërbimeve FFM.(INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat