Qindra tetovarë sot protestuan në sheshin e qytetit kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Protesta u organizua nga këshilli i shoqërisë civile, në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetik, që së fundi vendosi shtrenjtimin e energjisë elektrike për 7.4%.


Këshilli i protestës bëri thirrje kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, duke thënë se ky vendim dëmton qytetarët, në të kundërtën protestat do të radikalizohen.
Ata drejtuan kërkesat e tyre në afat prej 10 ditëve në adresë të Kuvendit, Qeverisë, KRRE-së dhe EVN-së që të plotësojnë kërkesat si vijon më poshtë:
1) KRRE të shfuqizojë vendimin për rritjen e energjisë elektrike, 2) Qeveria të ndaloj monopolit të shërbimeve të kompanisë EVN dhe të jap fund sjelljes jokorrekte të tyre ndaj konsumatorit, 3) Kuvendi të zhbëj KRRE-në si organ që i shërben interesit të grupeve të biznesit dhe korporatave duke dëmtuar ekonominë mjaft të rënduar të qytetarëve, 4) krijimin e një trupi të pavarur arbitrar në shërbim të qytetarëve për të verifikuar cilësinë e shërbimeve energjetike”
Protesta e radhës u planifikua për të enjten e ardhshme.
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) para një jave ka publikuar informacionin se do të rritet çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni për 7.4% nga çmimi aktual. Sipas KRRE-së, çmimi do të rritet si pasojë e humbjeve të mëdha të furnizuesve MEPSO dhe ELEM nga gjendja aktuale me pandeminë COVID-19.

Xhaferi: Lajme të mira vijnë

“Lajme të mira vijnë edhe nga qielli edhe nga toka. Shiu u ndal, kurse mobilizimi për pjesëmarrje në këtë protestë ishte si asnjëherë më parë dhe rezultoi me mijëra e mijëra protestues.
“Edhe po u rikthye shiu, s’ka gjë – ne përsëri duhet të jemi aty se hajdutat na rrjepin edhe në shi, edhe në borë, edhë në vapë edhe në acar”, deklaroi një nga organiztorēt, Arianit Xhaferi.

Flash Lajme

Më të lexuarat