Ministri i arsimit në detyrë në Maqedoninë e Veriut, Arbër Ademi ka bërë të ditur se është shëruar plotësisht nga virusi Covid-19 dhe se që sot i kthehet aktiviteteve dhe detyrës së tij.

Ai përmes një postimi në facebook njoftoi se ka përfunduar sfidën me Covid 19 dhe apelon që edhe më tej të respektohen masat mbrojtëse.

“Sfida me Covid 19 mbaroi, përfundimisht. Pas dy testimeve të njëpasnjëshme ku rezultova negativ, prej nesër i kthehem aktiviteteve dhe shumë punëve që na presin.

Ju porosis të keni kujdes, të mbani maska dhe distancën. Faleminderit nga zemra për kujdesin që keni treguar, me ju e kisha shumë më të lehtë!”, ka shkruar ministri Ademi, i cili në zgjedhjet e fundit ka fituar mandatin e deputetit nga radhët e BDI-së. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat