LSDM dhe BDI njoftuan sot se në bisedimet e zhvilluara në nivelin e sekretarëve të partive është bërë përparim serioz. Dy subjektet politike informuan se nesër do të ketë një takim midis dy liderëve, Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit, përcjell agjencia e lajmeve Ina.

Burime nga LSDM-ja për Radion Evropa e Lirë shprehin optimizëm se një marrëveshje është e mundur deri në fund të javës, pra deri më 21 gusht, dhjetë ditë para 2 shtatorit, që është një afat kushtetues prej 20 ditësh, prej ditës kur lideri i partisë Zoran Zaev mori mandatin nga Presidenti Stevo Pendarovski.

Për momentin, të njëjtat burime bëjnë të diturse, të dyja palët po diskutojnë ndarjen e ministrive dhe pozitave të niveleve të ulëta, duke theksuar se ende nuk është rënë dakord se cilat portofole do t’i përkasin kujt.

“Për momentin jemi duke biseduar me BDI-në, por opsionet e tjera janë të hapura nëse negociatat dështojnë. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, por edhe opsione të tjera,” tha i njëjti burim nga LSDM, duke hedhur poshtë spekulimet se LSDM po negocion me partitë e tjera në të njëjtën kohë. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All