Për nxitësit e dhunës para Komunës së Qendrës Nikolla Gruevski dhe Mile Janakieski, gjykata duhet të jetë më e rreptë për të parandaluar të gjithë të tjerët që mund të kenë qëllime të tilla në të ardhmen, tha në fjalën e saj përfundimtare prokurorja Fatime Fetai në gjyqin e sotëm për dhunë në Komunën e Qendrës në qershor 2013.

Fetai gjatë fjalëve përfundimtare tha se bisedat e regjistruara tregojnë se si i pandehuri i parë Gruevski më 1 qershor 2013 përmes telefonit ka kërkuar nga i akuzuarii i dytë Janakieski të organizojë një protestë të një grupi më të madh të njerëzve para Komunës së Qendrës.

Flash Lajme

Më të lexuarat