Bullgaria mund të mbetet vetë në kontestin me Maqedoninë e Veriut, mendon kështu Kiril Iliev, historian nga Instituti për studime ballkanike pranë Akademisë bullgare të shkencave.

Iliev në një deklaratë për TV Blumberg, duke e komentuar pozitën bullgare ndaj Shkupit dhe qëndrimin e Gjermanisë si kryesues aktual me BE-në de nuk duhet të parashtrohen kritere të reja, thotë se Bullgaria nuk ka koncept të qartë për qëllimet që dëshiron t’i arrijë në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut.

“Në përgjithësi, Bullgaria nuk ka politikë të përshtatshme që ashpër do të ndiqet dhe nuk do të heqë dorë nga ajo. Bullgarët tejmase janë të emocionuar për çështjen me Maqedoninë e Veriut, ndërsa në vendet fqinje Serbia dhe Greqia inkuadrohen në mënyrë pragmatike sipas interesit të tyre”, ka thënë Iliev.

Në Bullgari dhe në Maqedoninë e Veriut, vëren historiani bullgar, ka parti dhe personalitete jeta politike e të cilëve bazohet tërësisht në çështjen maqedonase.

“Nuk ekziston parti politike në Maqedoninë e Veriut që nuk e shfrytëzon historinë si ideologji të sajën, por në mënyrën që i përgjigjet”, ka thënë Iliev, duke e theksuar VMRO-DPMNE-në opozitare, e cila, siç tha, “e shfrytëzon memorandumin e Bullgarisë për të shtuar benizinë në zjarr”.

Ai mendon se debati historik mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk mund të shmanget, sepse ky është themeli i problemit mes dy vendeve.

Moszgjidhja e çështjeve historike, sipas tij, do t’i vendos maqedonasit që të vazhdojnë të mendojnë çdo të keqe dhe ta pranojnë vendin negativisht. “Duhet të zgjidhen problemet historike që të mos bëhemi për maqedonasit e sotëm “tatar-mongolë, fashistë, okupues, komunistë”. Kjo është më e keqja që na vendoset si etiketë”, thekson Iliev.

Historiani bullgar shpreson se komisioni i formuar nga ekspertët e dy vendeve së shpejti do të vazhdojë të punojë dhe do t’i pastrojë mosmarrëveshjet.

Ai thekson se nuk ka problem në komunikimin e bullgarëve me popullin e Maqedonisë së Veriut deri në momentin derisa nuk fillon të flitet për historinë dhe është i sigurt se kjo është pengesa për përafrimin e nivelit kulturor, sportiv dhe ekonomik.

“nuk mund të bëjnë kompromise me historinë”, thotë Iliev, duke u përqendrua konkretisht në arkivat për Goce Dellçevin, për të cilin, siç thekson, pala maqedonase ka 44, ndërsa ajo bullgare 440.

Sipas tij, debati duhet të bazohet në trashëgiminë historike dokumentare, ndërsa në ndërkohë të inkuadrohet në mënyrë pragmatike me ndërtimin e autostradës mes Shkupit dhe Sofjes, linjën hekurudhore dhe hapjen e vendkalimeve kufitare mes dy vendeve.

Flash Lajme

Më të lexuarat