Fakulteti i Mjeksisë në Universitetin e Tetovës dhe Spitali Klinik i Tetovës kanë qenë adresa e parë e vizitës së dr.Ilir Hasanit, një ditë pasi që mori postin e zëvendës ministrit të shëndetësisë.

Hasani është pritur nga drejtori i Spitalit të Tetovës dr.Florin Besimi dhe nga Dekani i shkrencave mjeksore prof.dr.Kastriot Haxhirexha.

Ai shprehu gatishmërinë e tij maksimale për të ndihmuar spitalin Klinik të Tetovës në të gjitha sferat gjithashtu do të bëj të pamundërën në përmisimin e kualitetit të edukimit të studentëve pran këtij fakullteti .

Dr.Florin Besimi falenderoi Zëvendës ministrin e Shëndetësisë për këtë vizitë duke thënë se bashkëpunimi në të ardhmen do jetë shumë më i madh në drejtim të përmirësimit të kushteve në institucionin që ai e drejton.

Dekani i shkencave mjeksore Prof.dr Kastriot Haxhirexha gjithashtu falenderoi dr.Ilir Hasanin për vizitën dhe tregoi problemet që ato hasin në fakultetin e mjeksis dhe shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim me zëvendës ministrin në të ardhmen për të tejkaluar problemet dhe sfidat që kanë.(INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All