Nepotizmi po vazhdon të trondis funksionarët e qeverisjes së LSDM dhe partnerëve të saj të koalicionit edhe në nivel komunal. Kësaj radhe mediat janë marrë me kryetarin e komunës së Shuto Orizarës, Kurto Dudush, që është nga radhët e LSDM, përcjellë INA.

Sipas portalit Lider, Dudush ka punësuar mbi 10 familjarë të ngushtë në komunë dhe institucione tjera, duke filluar nga gruaja e tij që e ka të pakurorëzuar, xhaxhai, kusherinjtë, burrat e tezeve, tezet dhe familjarë të tjerë. Fata Osmanovska, gruaja e tij është e zgjedhur si kryesuese e këshillit komunal në komunë. Xhaxhai i tij është punësuar në sektorin për urbanizëm të komunës. Më pas janë punësuar edhe dy burrat e tezës si shofer, njërin në komunë, tjetrin në institucion tjetër. Nipin e ka punësuar po ashtu si shofer në klinikën e gerontologjisë. Po ashtu janë edhe punësime tjera nëpër institucione në nivel të Shkupit.  Pritet që edhe për këtë rast, Antikorrupsioni të ndërmarrë masa. (INA)

Ja tabela e punësimeve LISTA.

Flash Lajme

Më të lexuarat