Policia serbe në Beograd ka arrestuar një 54-vjeçar shtetas të Maqedonisë në makinën e të cilit janë gjetur mbi 4 kilogram heroin.

Ai është arrestuar së bashku me një shtetas të Ukrainës, me të cilin kanë qenë bashkë në një makinë audi a-6 me targa të Rumanisë.


Siç bën të ditur MPB e Serbisë, droga është gjetur në pjesën e brendshme të rrotave të makinës.

Të dyshuarve u është caktuar paraburgim prej 48 orë, pas çka me kallëzim penale do të nxirren para Prokurorisë Publike në Beograd.

Flash Lajme

Më të lexuarat