Ministria e brendshme përmes një raporti ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme është grabitur shtabi partiak i një partie politike. Sipas raportit policor të SPB në Shkup është lajmëruar se ka ndodhur një grabitje e një shtabi partiak në Mirkovc të Shkupit.


Grabitësit kanë thyer derën e zyrës së shtabit, nga ku kanë grabitur një televizor dhe një kompjuter. Organet policore theksuan se po kryejnë hetimet për zbardhjen e këtij rasti. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat