Me afrimin e fushatës për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit, tashmë janë shpalosur edhe sondazhet e para dhe anketat online, që nuk mund të konsiderohen edhe tejet të besueshme. Një anketë e tillë online është zhvilluar edhe nga agjencia e lajmeve “Makfax”.

Sipas kësaj ankete në epërsi është kandidatja e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska – Davkova me 40,6%. Pas saj radhitet Stevo Pendarovski – kandidati i partive në pushtet me 36,9%. Tejet ulët është radhitur kandidati i pavarur Blerim Reka i përkrahur nga partitë shqiptare me rreth 7%. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All