Bashkimi Demokratik për Integrim ka qëndruar në Komunën e Bogovinës, ku para të pranishmëve fjalim rasti pati shefi i shtabit zgjedhor për zgjedhjet presidenciale, Izet Mexhiti, zëvendëskryeministri i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe kryetari i partisë, Ali Ahmeti të cilët ripërsëritën qëndrimin se që nga fillimi i fushatës zgjedhore këto zgjedhje janë vendimtare për të vazhduar proceset euro-integruese dhe për të përmbyllur një kapitull me sukses që do të vendos në binar të paqes dhe stabilitetit afatgjatë Maqedoninë e Veriut.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,Ali Ahmeti u shpreh se ne si shqiptar ka disa çështje që nuk mund ti arrijmë pa dialog, pa kompromis, pasi më e shumta mund të arrijmë gjatë zgjedhjeve parlamentare 30 mandate, andaj në zgjedhjet e fundit lokale ndërtuam strategji ku me partnerin e koalicionit e mbështetëm në ato qytete ku kishte nevojë për votën e BDI-së, dhe anasjelltas.

“Këtij koncepti, kësaj filozofie ti bashkangjitemi sepse fitojmë të gjithë. Nuk fiton vetëm Pendarovski, por me fitoren e tij fiton Republika e Maqedonisë së Veriut, NATO dhe Bashkimi Evropian. Ne kemi detyrime që të përshpejtojmë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian brenda pesë viteve edhe atë duke qenë të suksesshëm në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, sundimit të së drejtës, reformat të mirëfillta në të gjitha sferat deri tek administrata publike dhe ajo shtetërore,” u theksoi kryetari i BDI-së, Ahmeti.

Flash Lajme

Më të lexuarat