Shoqata “Këshilli i Ambasadorëve” përmes një komunikate nënvizon se me dhimbje të thellë mësuam lajmin për vdekjen e papritur të anëtarit tonë
Ambasadorit Alajdin Demiri.

“Ambasadori Alajdin Demiri ishte një diplomat i devotshëm i cili një pjesë të madhe të angazhimeve të tija ia kushtoi afirmimit të interesave shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vlerave të shoqërisë multietnike.

Dhimbja është më e madhe se e humbëm një intelektual të madh, profesor dhe analist politik me ndikim në opinionin publik. Me këtë rast Këshilli i Ambasadorëve familjes së të ndjerit, miqëve dhe dashamirëve të tij ua shpreh ngushullime të thella dhe të sinqerta”, thekson kjo shoqatë. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat