Censusi në rrethin e dytë të zgjedhjeve është i rrezikuar vlerësojnë ekspertët duke pasur parasysh daljen e ulët të qytetarëve në votime në rrethin e parë. Në një intervistë për Alsat, eksperti juridik Naser Ziberi vlerëson se në rast të dështimit të zgjedhjeve mund të riorganizohen zgjedhjet ose iniciohen ndryshime kushtetuese.

Megjithatë sipas Ziberit zgjidhja më e mirë do të ishte përfshirja e postit të zëvendës presidentit në kushtetutë, i cili do të ishte shqiptar dhe në këtë mënyrë do ti motivonte shqiptarët të marrin pjesë në mënyrë më masive në votime. Nëse vendoset për opsionin që presidenti të zgjidhet në kuvend atëherë ai thotë se duhet të parashikohet votimi i dyfishtë respektivisht me badenter i presidentit.

z. Ziberi pjesëmarrja në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale ishte e ulët, mendoni se rrezikohet censusi në rrethin e dytë të zgjedhjeve dhe çfarë nëse dështojnë zgjedhjet, cilët janë skenarët e mundshëm?

Ziberi: Duke pasur parasysh se dalja në rrethin e parë zgjedhor vetëm sa e plotësoi kushtin prej 41..dicka % d.m.th është në zgrip të humbjes së mundësisë për t’u llogarit kandidati i zgjedhur në rrethin e dytë zgjedhor… Në rast të dështimit të plotësimit të këtij kriteri kushtetues atëherë do të duhet të mendohet në dy drejtime. Ose brenda afatit kushtetues që do të thotë brenda 40 ditëve të bëhet organizimi i serishëm i zgjedhjeve me rrezik edhe më të madh se mund të dështojë përsëri mos të ketë zgjedhje të suksesshme ose ti qasem ndryshimeve kushtetuese me të cilat do të ndryshojë ose modeli i zgjedhjes ose të ulet ose hiqet fare pragu i nevojshëm për zgjedhjen e presidentit.

Kryeministri Zaev paralajmëroi tashmë ndryshime kushtetuese në rast se dështojnë zgjedhjet, për heqjen e censusit ose zgjedhjen e presidentit në kuvend. Por sipas jush cila do të ishte zgjidhja më e mirë?

Ziberi: Nëse bëhen ndryshimet kushtetuese atëherë ndryshimet kushtetuese duhet të shkojnë në drejtim tjetër. Kryetari i shtetit të ketë nënkryetar dhe në kushtetutë të përcaktohet se zv/ i presidenti duhet të jetë nga komuniteti jo shumicë që do të thotë shqiptar. Në këtë mënyrë do të mobilizohej votuesi shqiptar për pjesëmarrja masive dhe do të plotësohej kriteri i paraparë me kushtetutë prej 40%… Kuptohet që ky zv/president duhet të ketë kompetenca të përcaktuara me kushtetutë dhe jo të lihet vetëm një dekor i presidentit siç e ka pasur Maqedonia në të kaluarën, nënkryetari i kryetarit ka qenë vetëm figurë politike pa asnjë kompetencë kushtetuese. Ose nëse ka qëndrim për bartjen e kompetencës që presidentin ta zgjedh parlamenti atëherë detyrimisht zgjedhja e presidentit nga ana e parlamentit duhet të bëhet me shumicë të dyfishtë, përveç 2/3 e votave duhet të ketë kriteri që kandidati i zgjedhur të merr edhe së paku gjysmën e votave të deputetëve të komuniteteve jo shumicë.

Fokusi i dy kandidatëve presidencial në rrethin e dytë të zgjedhjeve është te vota shqiptare. Sipas jush Pendrovski dhe Siljanovska do të arrijnë t’i nxisin shqiptarët që të dalin në mënyrë më masive në zgjedhje në rrethin e dytë?

Ziberi: Votuesi shqiptar në rrethin e dytë zgjedhor do të jetë më pak i motivuar nëse në mënyrë plotësuese nuk ndërmerret diçka ndërsa koha është shumë e shkurtër për ta bërë këtë për arsye se tani nuk do të ketë kandidat shqiptar. Por votuesi shqiptar nuk duhet të niset vetëm nga ky përcaktim i identitetit etnik dhe kombëtar të kandidatit por duhet vihet në rend të parë interesi i përgjithshëm i shtetit dhe komunitetit. Pra Maqedonia duhet të vazhdojë trendin e integrimeve euro-atlantike dhe krijimit të marrëdhënieve më të mira në raportet mes dy komuniteteve më të madhe, shqiptarëve dhe maqedonasve.

Flash Lajme

Më të lexuarat