Më 1 maj 2019, në ora 14:52 në SPB-Shkup, P.I. (45) nga fshati Draçevicë i komunës së Studeniçanit, disa kilometra larg Shkupit, raportoi se kishte gjetur kushëririn e tij S.I.

(54), të vrarë nga një sulm me sëpatë.

Sipas të dhënave të raportuara, ai kishte parë më herët gruan e të vrarit, F.I. (51) derisa po dilte nga shtëpia me sopat në dorë. Mjekët kanë konstatuar vdekjen e personit S.I(54).

Ndërsa policia ka arritur të arrestoj gruan e dyshuar në shtëpinë e prindërve të saj.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i personit të vdekur S.I. është dorëzuar për autopsi.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All